GVCW ka filluar si Ofrues i Vizave që operon në Afrikën e Jugut, Indi, Nepal, Sri Lanka, MB, Kinë, Rusi, Bjellorusi, Armeni, Kazakistan dhe Uzbekistan. Nga Janari 2023 GVCW operon në 18 shtete përfshirë Bangladeshin, Indonezinë, Irakun, Kosovën, Libinë, Filipinet dhe Vietnam. Synimi ynë është të ofrojmë një shërbim me cilësi të lartë dhe të sigurohemi që të gjithë aplikantëve t'u shërbehet me shkallën më të lartë të profesionalizmit, ndërsa të dhënat e tyre të ndjeshme biometrike të trajtohen me shkallën më të lartë të sigurisë.
Në këtë drejtim, mendimi dhe komentet tuaja kanë shumë rëndësi për ne; duke na dërguar mendimin tuaj se si jeni trajtuar dhe si ju ka kënaqur shërbimi ynë, do të na ndihmojë të përmirësojmë shërbimet tona.
GVCW do të ishte mirënjohëse nëse do të ndanit dhe do të shprehnit pikëpamjen tuaj për cilësinë e shërbimeve të ofruara gjatë vizitës suaj në Qendrën e Aplikimit për Viza për Greqinë për procedurën e aplikimit për vizë Schengen, ose ndonjë punonjës të veçantë në QAV. Ju lutemi, lini komentet, ankesat dhe/ose sugjerimet tuaja për shërbimin tonë. Ju mund të na kontaktoni për çdo pyetje me email feedback@gvcworld.eu.
Ju lutemi vini re se pyetjet e përgjithshme nuk duhet të dërgohen në këtë adresë emaili komentesh.

