Pamje e përgjithshme

Për arsye sigurie, vetëm sendet e mëposhtme do të lejohen në brendësi të Qendrës së Aplikimit për Vizë për Greqinë apo në ambjentet e ruajtura: Dosje që përmbajnë pashaportën/pashaportat dhe letra të tjera të që lidhen me aplikimin për vizë pas një kontrolli sigurie.

Për sigurinë tuaj dhe të punonjësve tanë, çdo send i përmendur më poshtë nuk do të jetohet në brendësi të Qendrës së Aplikimit për Vizë apo në ambjentet e ruajtura dhe ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për kujdestarinë e tyre:

  • Çdo aparat elektronik që operon me bateri siç janë kamerat, kasetat audio/video, CD, MP3, PDA, laptop apo luajtës muzike portativ
  • Të gjitha çantat si çantat e udhëtimit, të shpinës, e dorës, valixhet, çantat e lëkurës apo ato prej cope dhe ato me zinxhir. Lejohen vetëm qeset plastike që përmbajnë aplikimin tuaj dhe letrat që lidhen me to.
  • Çdo zarf apo pako e mbyllur.
  • Çdo send zjarri siç mund të jenë shkrepëset, çakmakët apo lëndët djegëse
  • Çdo objekt i mprehtë si gërshërët, stilolapsat thikë apo limat e thonjëve.
  • Armët apo sendet me funksion arme apo materialet eksplozive
  • Alkool apo mbajtës alkooli

Lista e mësipërme nuk është e mbyllur. Objekte të tjera mund të ndalohen në diskrecion të stafit të sigurisë.

Në Qendrën e Aplikimit për Vizë nuk ofrohen facilitetet për të depozituar këto sende. Aplikantëve u kërkohet të marrin masat e duhura për ato sende përpara se të hyjnë në qendër. Ndër të tjera, përdorimi I çdo aparati elektronik duke përfshirë tek telefonat celular janë të ndaluara në brendësi të Qëndrave të Aplikimit për Vizë.

Të gjitha Qendrat e Aplikimit për Vizë janë të survejuara 24 orë nga kamera sigurie. Imazhet janë në regjistrim konstant për parandalimin e krimeve, zbulim dhe qetësinë publike. Vizitorët duhet të lexojnë njoftimin për evakuimin nga zjarri të shfaqur në Qendër.

Vëmendje:

Ju lutemi vini re gjithashtu se në përgjithësi ne nuk lejojmë miq, të afërm ose kontakte biznesi që të shoqërojnë aplikantët për vizë në Qendër, përveç rasteve kur zbatohen nevoja të veçanta (p.sh. për të shoqëruar aplikantët me probleme të dëgjimit, me probleme fizike, të moshuar ose aplikantët që kërkojnë përkthyes).

Procedura e kontrollit

Në interes të sigurisë dhe sigurisë, ne rezervojmë të drejtën për të kryer kontrolle të rastësishme në çanta të aplikantëve dhe vizitorëve. Ju lutemi të keni të gatshme për inspektim dokumentacionin e mëposhtëm: pasaportën, formularin e aplikimit dhe faturat e arkëtimit, nëse ka.

Stafi ynë ka të drejtë të punojë pa frikë nga abuzimi apo frikësimi. Fjalët ose sjelljet kërcënuese ose fyese nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Zyra e Ndihmës
Kosovë
+383 (0) 90011122

9:00-17:00
E Hënë – e Premte