Tërhiqni pashaportën tuaj

Pasi të keni ndjekur online nëse pashaporta juaj është gati për tu grumbulluar, ju mund të tërhiqni pashaportën tuaj në person në fund të proçesit të aplikimit për vizë. Lutemi që të tërhiqni pashaportën tuaj në person duhe të keni me vete Letërnjohtimin tuaj dhe Faturës e Pagesës të dhënë gjatë dorëzimit i cili do të merret nga ju si provë e dërgesës së pashaportës tuaj.

Klikoni këtu për kohën e tërheqjes së pashaportës në Qendrën e Aplikimit për Viza për Greqinë.

Nëse tërheqja në person nuk është e mundur, ju mund të autorizoni një person tjetër të tërheq pashaportën në emrin tuaj.

Nëse personi i autorizuar është një i afërm i aplikantit, i afërmi duhet të mbaj të paraqesë:

  1. Faturën origjinale të pagesës së aplikantit/aplikantëve
  2. Dëshmia origjinale e identitetit të të afërmit
  3. Fotokopje e letërnjoftimit të të afërmit
  4. Dokument origjinal që provon marrdhënien familjare me aplikantin (çertifikatë martesore, çertifikatë lindje)
  5. Fotokopje të dokumentit që provon marrdhënien familjare me aplikantin (çertifikatë martesore, çertifikatë lindje)

Nëse personi i autorizuar nuk është i afërm i aplikantit, personi  autorizuar duhet të paraqesë:

  1. Faturën origjinale të pagesës së aplikantit/aplikantëve
  2. Një autorizim të firmosur nga aplikanti (kliko këtu)
  3. Mjetin e identifikimit origjinal të personit të autorizuar
  4. Fotokopje të mjetit të identifikimit të personit të autorizuar

Në rastin e të miturve, personi i autorizuar duhet të paraqesë:

  1. Faturën origjinale të pagesës së aplikantit/aplikantëve
  2. Një autorizim të firmosur nga ana e babait dhe nënës së të miturit (klikoni këtu)
  3. Mjetin e identifikimit origjinal të personit të autorizuar
  4. Fotokopje të mjetit të identifikimit të personit të autorizuar
  5. Çertifikatën e plotë të lindjes

FLETË INFORMACIONI PËR POSEDUESIT E VIZËS

Pas tërheqjes së pashaportës, aplikantët janë të këshilluar të kontrollojnë menjëherë nëse viza e miratuar plotëson arsyen e udhëtimit të tyre të planifikuar dhe nëse i gjithë informacioni është i saktë.

Ju është lëshuar një vizë për në territoret e Shteteve Schengen.
Sapo të keni marrë vizën me qëndrim afat-shkurtër, sigurohuni që i gjithë informacioni që përmban  të jetë i saktë.
Kontrolloni si më poshtë:

  • Pashaporta juaj ka një numër pashaporte. Ky numër është treguar dhe në vizën tuaj. Sigurohuni që numrat janë të njëjtë.
  • Keni aplikuar për vizën tuaj për një periudhë apo periudha të specifikuara. Kontrolloni që bileta juaj e avionit të korrespondojë me datat e hyrjes dhe daljes të treguara në vizën tuaj.
  • Kontrolloni që numri i hyrjeve për të cilat keni aplikuar (një, dy apo disa) korrespondon me numrin e hyrjeve të treguara në vizën tuaj.
  • Kontrolloni që emri juaj është shkruar saktë.
  • Bëheni personalisht këtë në mënyrë që të shmangni çdo problem dhe kosto ekstra gjatë përdorimit të vizës. Nëse mendoni se informacioni i vizës është i pasaktë, njoftoni autoritetet konsullore menjëherë në mënyrë që këto gabime të korrigjohen.

Si të lexoni vizën:

KOHËZGJATJA E QËNDRIMIT ……. DITË tregon numrin e ditë që ju mund të qëndroni në zonën Schengen. Ditët duhet të numërohen nga dita e hyrjes tuaj në zonën Schengen (Vula hyrëse) deri në datën e daljes tuaj nga zona Schengen (Vula e daljes), p.sh të dyja ditët e përfshira.

Periudha kohore midis “NGA … DERI” zakonisht është më e gjatë sesa numri i ditëve të printuara në fushën “KOHËZGJATJA E QËNDRIMIT”. Diferenca në periudha ka synimin të ofrojë fleksibilitetin tuaj për të planifikuar hyrjen dhe daljen nga zona Schengen, por qëndrimi juaj në zonën Schengen nuk duhet të tejkalojë numrin e përcaktuar të ditëve në fushën “KOHËZGJATJA E QËNDRIMIT …. DITË”. Nuk ka rëndësi sa ditë ju keni qëndruar në zonën Schengen, ju duhet të largoheni jo më vonë se data e printuar në fushën “DERI MË”.

Kontrollet në zonën kufitare

Viza juaj me qëndrim afatshkrutër ju lejon të udhëtoni në Greqi dhe zakonisht në shtete të tjera Schengen, por kjo nuk ju jep automatikisht mundësinë të hyni në gjithë zonën Schengen. Si rrjedhojë ju duhet të mundësoni disa informacione në kufi apo në kontrolle të tjera. Ju duhet, për shembull, të mundësoni informacion për mjetet mbështetëse, sa gjatë do të qëndroni në Greqi dhe në zonën Schengen dhe arsyen pse po e vizitoni. Në disa raste, këto kontrolle mund të rezultojnë në refuzimin e mbajtësit të vizës për të hyrë në Greqi dhe në Zonën Schengen.
Bazuar në këto rrethana ju rekomandojmë të mbani me vete kopje të dokumentave të cilat ju përdorët për të aplikuar për vizë (p.sh. ftesa, konfirmimin e udhëtimit, dokumenta të tjerë që tregojnë arsyen e udhëtimit). Kjo do t’ju ndihmojë të lehtësoni proçedurën e kontrollit kufitar  dhe të shmangni vonesat në kufi.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Ju duhet t’i qëndroni periudhës së lejes së qëndrimit sipas vizës tuaj. Keqpërdorimi dhe qëndrimi tej afatit mund të rezultojë në dëbimin dhe ndalimin për të përfituar një vizë të re për një periudhë kohore të caktuar.

Zyra e Ndihmës
Kosovë
+383 (0) 90011122

9:00-17:00
E Hënë – e Premte