Zgjidh arsyen e udhëtimit
Pamje e përgjithshme

Aplikanti i cili dëshiron të aplikoj për Vizë është i lutur të lexoj me kujdes informacionin e mundësuar. Udhëzimet e listuara në këtë faqe interneti janë për të ndihmuar ju për të përgatitur dokumentet tuaja në një mënyrë sa më të përpiktë, bauzar në listë e përbashkët të dokumenteve mbështetëse për t’u paraqitur nga aplikanti për Vizat Schengen me qëndrim të shkurtër në Kosovë. Kjo do të reduktojë mundësitë që aplikimi juaj të jetë i paplotë apo të ketë vonesë në proçesim.

Një Vizë C Schengen me qëndrim të shkurtër është për çdo individ i cili planifikon të vizitojë Greqinë dhe të qëndrojë në Zonën Schengen deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditës (6 muajsh) (Do të gjeni informacionin sesi të llogaritni ditët e udhëtimit të vizës në këtë faqe në kategorinë “Llogaritësi i Ditëve të Udhëtimit”). Arsyeja e udhëtimit mund të jetë Turizëm, Biznes, Vizitë familjare apo miqve, Kulturore dhe Arsimore, Sportive, Mjekësore, Studime, Tranzit Aeroportual, Puna detare dhe të tjera. Një aplikim për vizë mund të depozitohet gjashtë (6) muaj përpara dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike përpara datës së vizitës së planifikuar.

Mbani në vëmendje se për shtetasit jo-kosovar posedues të pashaportës që të kenë të drejtën e aplikimit është e nevojshme të kenë një leje qëndrimi të përhershme ose të përkohshme për më shumë se 3 muaj pas datës së planifikuar së kthimit në Kosovë në mënyrë që të aplikojnë. Në çdo rast tjetër Autoritetet Konsullore Greke nuk do të mundësojnë proçesimin e aplikimit tuaj.

Aplikimi juaj për vizë mund të dorëzohet si në Qendrën e Aplikimit për Vizë për Greqinë në Prishtinë ose drejtpërdrejtë në Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë – Zyra Konsullore, pjesë e Nenit 17(5) e Kodit të Vizave.

Gjithë aplikantët do të vlerësohen nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë – Zyra Konsullore – Seksioni i Vizave. Qendra e Aplikimit për Vizë për Greqinë ofron një mundësi për shërbime korriere për rikthimin e dokumentave të dorëzuar direkt e në derën e banesës tuaj. Mundet t’ju kërkohet paraqitja përpara oficerit të Vizave për një intervistë personalisht ose Skype në Zyrën Konsullore e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, përpara vendimarrjes lidhur aplikimit tuaj dhe kjo mund të shkaktojë vonesa në proçesimin e vizës për të cilën aplikanti pranojnë përgjegjësinë.

E rëndësishme- Aplikimet për vizë mund të marrin deri në 15 ditë kalendarike për tu proçesuar. Disa aplikime mund të kërkojnë proçesim të mëtejshëm si pasojë e konsulencave nga shtetet e tjera Schengen dhe si rrjedhojë koha e proçesimit mund të zgjatet deri në 45 ditë kalendarike.
Aplikimet mund të dorëzohen jo më herët se gjashtë (6) muaj përpara nisjes.

Kur depozitohet aplikimi në Qendrën e Aplikimit për Vizë për Greqinë, aplikantët duhet të paguajnë Tarifën e Vizës dhe Tarifën e Shërbimit e cila mund të paguhet vetëm në valutën EUR, dhe të paraqesin Dokumentat Bazë si më poshtë:

1

Formulari i aplikimit për Vizë

Formular i plotësuar dhe i firmosur nga aplikanti

2

Dy foto të kohëve të fundit në format pashaporte

Me ngjyra, 3.5 x 4 cm (përafërsisht 1.2 x 1.6 inch)

Duke parë drejtë me sfond të bardhë

3

Pashaportë

- Të vlefshme të paktën tre muaj pas datës së kthimit në Kosovë

- Përmbajë dy faqe vizash bosh

- Të jetë lëshuar brenda dhjetë (10) viteve të fundit

-1 kopje e faqes së identifikimit dhe 1 kopje gjithë faqeve të vizave

4

Sigurim shëndetësor

(përjashtohen mbajtësist e pashaportave diplomatike )

Mbulim minimal prej 30,000 EURO, për kostot mjekësore dhe riatdhesim mjekësor, të vlefshëm në gjithë shtetet Schengen gjatë gjithë vlefshmërisë Vizës së lëshuar.

 

Mund të blini mbulimin e sigurimit nga çdo sigurues i zgjedhur prej jush. Megjithatë, për të përshpejtuar dhe lehtësuar aplikimin tuaj, dëshirojmë t'ju bëjmë të ditur se GVCW është partnere, nëpërmjet INSURTE, një shoqëri europiane që vepron sipas ligjeve të BE-së,  me shoqëri sigurimesh evropiane të klasit të parë.
Nëse dëshironi ta bëni këtë, ju lutemi klikoni butonin e mëposhtëm:

 

GJENI NJË SIGURIM MJEKËSOR

 

Mohim përgjegjësie: Duke klikuar "Gjeni një sigurim mjekësor", do të ridrejtoheni jashtë faqes së internetit të Global Visa Center World (GVCW) nën Njoftimin tonë të Privatësisë. GVCW nuk pranon asnjë përgjegjësi që rrjedh nga blerja ose përdorimi i shërbimeve të sigurimit nga kushdo person.

Duke shtuar dhe në përputhje me arsyen e udhëtimit, aplikanti duhet të paraqes dokumentat e kërkuara të nevojshme.

Qendra e Aplikimeve për Viza për Greqinë GVCW është e autorizuar nga Autoritetet Diplomatike dhe Konsullore të Greqisë në Kosove për të mbledhur aplikimet për vizë në emër të tyre. QAV për Greqinë është pergjejgëse për mbledhjen/marrjen e aplikimieve për viza dhe nuk luajnë asnjë rol në vendimarrjen e proçesit të aplikimit të vizave.

Mbajtësit e pashaportave të zakonshme të cilët dëshirojnë të aplikojnë për Viza janë të lutur të lexojnë me kujdes informacionin e gjendur në këtë faqe interneti. Udhëzimet u listuara në këtë faqe interneti janë për të ndihmuar ju për të përgatitur në mënyrën më korrekte të mundshme. Kjo do të ul mundësinë që aplikimi juaj të jetë i paplotë dhe të vonohet në mënyrë të panevojshme.

Mbajtësit e pashaportave Diplomatike, Shërbimeve dhe Punëve publike janë të mirëpritur të dorëzojnë aplikimet e tyre nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë/ Zyra konsullore – Seksioni i Vizave.

Për informacion të përgjithshëm mbi vizat KOMBËTARE – Afatgjatw (lloji D) ju lutemi vini re se Qendra e Aplikimit për Viza për Greqinë në Kosovë nuk pranon Viza Kombëtare Afatgjata. Ju lutemi të këshilloheni që aplikimet t'i dorëzoni nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë/ Zyrës Konsullore - Seksioni i Vizave.

Autoritetet konsullore të Greqisë kanë të drejtën për të kërkuar dokumente shtesë dhe të thërrasin aplikantin për intervistë.

Për të shkarkuar formularin e aplikimit për vizë, klikoni këtu.

Për të drejtat e aplikantëve për vizë në rast refuzimi për shkak të regjistrimit në Sistemin e Informacionit Shengen ose Regjistrin Kombëtar të të Huajve të Padëshiruar, ju lutemi klikoni këtu.

Për formularin për të kërkuar informacion në lidhje me të dhënat personale të proçesuara në Sistemin e të Dhënave kombëtare Schengen (N-SIS), ju lutemi klikoni këtu.

Po shikoni për një destinacion për studime jashtë?
Eksploroni hapësirën akademike greke dhe bëni zbulimin tuaj brilant në Greqi
Dokumentat e kërkuara

Ju këshillojmë të kontrolloni listën e dokumentave të kërkuara përapara se të dorëzoni aplikimin tuaj. Kjo do të ul mundësitë që aplikimi juaj të vonohet ose të refuzohet për shkak të dorëzimit të dokumentave të papërshtatshëm dhe të pasaktë.

Në rrjedhim të kësaj, ne këshillojmë të shkarkoni, printoni dhe plotësoni listë e cila përmban dhe shpjegon se cilat dokumente duhet të dorëzoni së bashku me pashaportën tuaj kur të vizitoni QAV për Greqinë për dorëzimin e aplikimit tuaj. Kjo bëhet në mënyrë për të ndihmuar ju për të përgatitur aplikimin në mënyrë më efektive dhe për të kursyer kohën dhe mundimin tuaj ndërkohë që vizitoni Qendrën e Aplikimit GVCW në Prishtinë.

Do t’ju nevojitet të përgatitni një aplikim të ndarë për dokumentet mbështetëse dhe formularin e aplikimit për Vizë për secilin aplikant (p.sh. në rast të udhëtimin të prindërve së bashku me fëmijët, konfirmimin e akomodimit e cila do të duhet të dorëzohet veçmas për secilin aplikim). Pranohet vetëm dokumentat në formatin A4.

Duhet të plotësoni formularin e aplikimit me shkronja latine (në gjuhën angleze) dhe ta dorëzoni në Qendrën e Aplikimit të Vizave për Greqinë në Prishtinë.

Nën sistemin e ri të Vizave (adresa e dokumentave VIS) e implementuar nga të gjitha misionet Schengen në Kosovë prej 25 Shtatorit 2014, të gjithë aplikantët VIS për vizë duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në person në mënyrë që të dhënat e tyre biometrike (10 shenjat e gishtërinjve dhe fotografia digjitale) të merren. Bëjmë me dije se paraqitja në person për të gjithë aplikantët pavarësisht moshës është e detyrueshme për të dhënat biometrike.

Rëndësishmë -  Aplikimet për vizë mund të marrin dei në 15 ditë kalendarike për tu proçesuar. Disa aplikime mundet të kërkojnë proçesim të mëtejshëm  për shkak të konsultimit nga shtete të tjerë Schengen dhe si rrjedhojë koha e proçesimit mund të zgjat deri në 45 ditë kalendarike.
Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se gjashtë (6) muaj përpara nisjes.

Aplikimet për vizë duhet të depozitohen jo më vonë se 15 ditë kalendarike përpara nisjes. Apikimet mund të dorëzohen jo më vonë se gjashtë (6) muaj përpara nisjes.

Tarifat

TARIFA KONSULLORE PËR VIZËN SHENGEN (C):

Tarifat e mëposhtme janë të zbatueshme dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë:

Tipi i Vizës

EUR

Viza Schengen (Tipi C) për qëndrim të shkurtër për shtetas të Kosovë

35

Viza Schengen (Tipi C) për qëndrim të shkurtër për shtetas të Armenisë, Azerbajxhan dhe Bjellorusi

35

Viza Schengen (Tipi C) për qëndrim të shkurtër për shtetas të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainës mbajtës të pashaportave jo-biometrike*

35

Viza Schengen (Tipi C) për qëndrim të shkurtër

90

Fëmijët nën moshën 12 vjeç

Falas

Poseduesit e pashaportës diplomatike dhe shërbimeve

Falas

Bashkëshortët dhe fëmijët e shtetasit të BE-së që udhëtojnë me këtë të fundit për sa kohë që së bashku me aplikimin ofrohen prova përkatëse të mjaftueshme (p.sh., rezervimet e biletave, kopje e pasaportës së vlefshme të qytetarit të BE-së dhe certifikatës së martesës ose certifikatës së lindjes së pashkurtuar sipas rastit)

Falas

Studentë, nxënës, studentë post-universitar dhe mësues/profesor shoqërues gjatë studimeve – udhëtim trajnimi arsimor

Falas

Studiues nga vendet e treta që udhëtojnë për qëllime të kryerjes së kërkimit shkencor (siç përcaktohet në Rekomandimin nr. 2005/761/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 28 Shtator 2005 për të lehtësuar çështjen nga shtetet anëtare të vizave uniforme për qëndrim të shkurtër për studiuesit nga vendet e treta që udhëtojnë brenda Komunitetit për qëllime të kryerjes së kërkimit shkencor)

Falas

Përfaqësues dhe pjesëmarrës të organizatave jofitimprurëse të moshës 25 vjeç ose më të vegjël që marrin pjesë në seminare, konferenca, ngjarje sportive, kulturore ose edukative të organizuara nga organizata jofitimprurëse

Falas

Pensionistët që ofrojnë një vërtetim pensioni (origjinal dhe kopje)

Falas

*SHËNIM: Qytetarët e : Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainës posedues të pashaportave biometrike nuk u kërkohen vizat Schengen. Konsultohuni këtu për shtetasit e shteteve të cilët BE ka përmbyllur marrëveshjen për lehtësimin e Vizave.

TARIFA E SHËRBIMIT:

Tarifa e Shërbimit është 30 EURO e aplikueshme për aplikim mbi dhe mbi tarifat e vizave konsullore për të gjitha aplikimet.

JU LUTEMI KUJDES:

Të gjitha tarifat të përmendura më sipër janë të pagueshme në Euro në momentin e dorëzimit të aplikimit në Qendrën e Aplikimit për Viza të Greqisë dhe mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

Të gjitha tarifat e lartpërmendura mund të paguhen me para në dorë ose me kartë krediti/debiti në Qendrën e Aplikimit për Viza.

Biometrike

Prej 25 Shtatorit të 2014 të gjithë aplikantët që aplikojnë për një vizë Schengen do t’u kërkohet të paraqesin të dhënat e tyre biometrike – 10 shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë digjitale. Të dhënat biometrike do të rruhen një Sistemin e Informacionit Viza (VIS), e cila është një databazë qëndrore për shkëmbimin e të dhënavë të Vizave me afat të shkurtër (për qëndrimet deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh) midis vendeve Schengen. Objektivi kryesor i VIS është të lehtësojë proçedurat e aplikimit për viza dhe kontrollin në kufijtë e jashtëm gjithashtu dhe për të rritur sigurinë.

Për këto arsye, që prej 25 Shtatorit 2014 të gjithë aplikantët për vizë do të paraqiten personalisht në Qendrën e Aplikimit për Viza për Greqinë, gjatë depozitimit të aplikimit në mënyrë për të dhënë shenjat e gishtërinjve.

Nën rregullave të VIS, shenjat e gishtërinjve janë të detyrueshme për secilën nga kategoritë e pashaportave. Seksionet konsullore duhet të mbledhin të dhënat biometrike – fotografinë digjitale dhe marr shenjat e gishtërinjve nga të gjithë aplikantët për vizë. Si rrjedhojë, gjithë aplikantët, pavarësisht shtetësisë, është i kërkuar të paraqitet personalisht  në Qendrën e Aplikimit të Vizave për Greqinë në kohën e aplikimit për vizë për marrjen e të dhënave biometrike.

(*)[1]Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituani, Lihtenshtajn, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.

Kategoritë në vijim të aplikantëve janë të përjashtuara nga të përjashtuar nga nevoja për të dhënë shenjat e gishtërinjve (Neni 13 (7) i Kodit të Vizave):

  • Fëmijët nën moshën 12 vjeçare;
  • Personat që marrja e shenjave të gishtërinjve është e pamundur. Nëse marrja e shenjave të gishtërinjve emë pak se 10 gishtave është e mundur, numri maksimal i shenjave të gishtërinjve duhet të merret. Megjithahtë, nëse pamundësia është e përkohshme, aplikanti është i kërkuar të jap shenjat e gishtërinjve në aplikimin e rradhës. Autoritetet kompetente në përputhje me nenin 4(1), (2) dhe (3) janë të ligjëruar për të kërkuar informacion të mëtejshëm për rrethanat e pamundësisë së përkohshme. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që procedurat e duhura që garantojnë dinjitetin e aplikantit janë në vend në rast të vështirësive në regjistrim;
  • Kryetarët e Shteteve apo qeverive dhe anëtarët e qeverive kombëtare së bashku me bashkëshortët shoqërues dhe anëtarët e delegacionit zyrtar në rast se janë ftuar nga qeveritë e vendeve anëtare ose nga organizata ndërkombëtare me arsye zyrtare;
  • Sovranët dhe anëtarë madhor të tjerë të një familjeje mbretërore, kur ata janë të ftuar nga qeveritë e vendeve anëtare ose nga organizata ndërkombëtare me arsye zyrtare.

Proçedura bazë:Të dhënat biometrike do të merren në bazë të një proçesi të shpejtë, diskret dhe jo ndërhyrës i cili kap pamje të fytyrës me një aparat fotografik digjital dhe një sakner gishtërinjsh digjital për të skanuar 10 shenjat e gishtave.
Fytyra duhet të jetë qartësisht e dukshme për fotografinë. Kjo do të kuptoj që nuk mund të keni:

  • Flokë që mbulojnë sytë
  • Veshur një kapele apo shall ose shami që mbulon fytyrën, flokët apo qafën (me përjashtim të mbulimeve fetare të detajuara më poshtë)
  • Nëse mbani veshur mbulim për kokën dhe qafën për arsye fetare duhet të siguroheni që fytyra të jetë qartësisht e dukshme nga fillimi i mjekrrës deri mbi vetullë duke përfshirë dhe mollëzat. Nëse është e mundur dhe dy veshët duhet të duken. Do të jenë e nevojshme dhe heqja e syzeve tuaja për fotografinë.

Nëse keni prerë apo dëmtuar majat e gishtave, ju duhet të rezervoni një takim me Qendrën e aplikimit për Vizë për Greqinë kur dëmtimi të jetë shëruar.
Nëse keni n jë dekorim të përkohshëm, sic mund të jetë mehndi, duhet të këshilloni Qendrën e Aplikimit për Viza për Greqinë kur të rezervoni takimin tuaj për të përcaktuar nëse një skanim do të jetë i mundur.

Nëse refuzoni të jepni të dhënat biometrike, aplikimi juaj për vizë nuk do të proçesohet dhe do të referoheni tek Zyrën Ndërlidhëse e Greqisë.

Specifikimet e fotografisë

Përpara dorëzimit të fotografive për Vizën Schengen sigurohuni që ato të jenë të një cilësie të lartë në mënyrë që riprodhimi i tyre të jetë i lehtë, diçka e nevojshme kur të dhënat biometrike të fytyrës aplikohen në dokumentet e identifikimit e poseduesit të vizës. Aplikanti duhet të paraqes dy fotografi format pashaporte të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër) të cilat duhet të jenë:

  • 3.5 x 4 cm (afërsisht 1.2 x 1.6 inç)
  • Me sfond të ndriçuar (të bardhë) në mënyrë që veçoritë janë të dallueshme dhe në kontrastë me sfondin
  • Me ngjyra dhe me vështrim drejtë
  • Pjesa e ballit dhe e veshëve të jetë e dukshme, pa shumë argjendari
  • Fytyrë e plotë, jo duke qeshur (pa syze dielli, pa kapele apo çdo gjë që mbulon kokën, përvec rasteve kur aplikanti vesh këto sende për shkak të besimit të tyre fetar apo prejardhjes etnike)
  • Të një cilësie të lartë dhe e printuar në një letër fotografie normale (print kamere), preferohet jo me shkëlqim

Klikoni këtu për specifikimiet.

Njohja dhe plotësimi i saktë i këtyre kërkesave është e rëndësishme, pasi vetëm në këtë format, identifikimi biometrik i aplikantit dhe riprodhimi perfekt mund të autorizohet në mënyrë korrekte.

Shënim:
Lutemi të ndiqni udhëzimet me kujdes. Nëse fotografitë e paraqitura nuk plotësojnë këto kushte, aplikimi juaj do të konsiderohet i paplotë.

Sigurimi shëndetësor në udhëtim

Në zbatim të Rregullores (KE) nr 810/2009 (Neni 15) i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit të datës 13 Korrik 2009”, i cili hyri në fuqi në 5 Prill 2010, aplikanti duhet të blejë siguracion udhëtimi përpara se të aplikojnë për vizë udhëtimi. Blerja e një siguracioni udhëtimi të duhur është një nga kushtet e vizës Schengen.

Kushtet e Schengen për siguracionin në udhëtim:

  • Siguracioni i udhëtimit duhet të përfshijë evakuim ose riatdhesim mjekësor. Minimumi i mbulimit duhet të jetë 30,000 EUR (të shprehura në Euro).
  • Kompania e sigurimit duhet të jetë përfaqësi në vendet e Bashkimit Evropian.
  • Siguracioni duhet të jetë i vlefshëm gjatë qëndrimit në vendet e Schengen.

Të nderuar aplikantë,
Mund të blini mbulimin e sigurimit nga çdo sigurues i zgjedhur prej jush. Megjithatë, për të përshpejtuar dhe lehtësuar aplikimin tuaj, dëshirojmë t'ju bëjmë të ditur se GVCW është partnere, nëpërmjet INSURTE, një shoqëri europiane që vepron sipas ligjeve të BE-së,  me shoqëri sigurimesh evropiane të klasit të parë.
Nëse dëshironi ta bëni këtë, ju lutemi klikoni butonin e mëposhtëm:

REZERVONI SIGURIMIN TUAJ TANI

Mohim përgjegjësie: Duke klikuar "Rezervoni sigurimin tuaj tani", do të ridrejtoheni jashtë faqes së internetit të Global Visa Center World (GVCW) nën Njoftimin tonë të Privatësisë. GVCW nuk pranon asnjë përgjegjësi që rrjedh nga blerja ose përdorimi i shërbimeve të sigurimit nga kushdo person.

Llogaritësi i Ditëve të Udhëtimit

Rregullatorja (BE) nr 610/2013 e 26 Qershor 2013, amendoi Konventën e Implementimit të Marrveshjes Schengen, Kodi kufitar Schengen dhe Kodi i Vizës dhe ndër tyre – redifinioi konceptin e “qëndrimit të shkurtër” për shtetasit e vendeve të treta në zonën Schengen e cila është një element thelbësor për të drejtat dhe detyrimet Schengen.

Prej 18 Tetorit 2013 për pjesën më të madhe të shtetasve të vendeve të treta - pavarësisht nëse kërkohet apo përjashtohet nga viza – të cilët synojnë të udhëtojnë në zonën Schengen për një qëndrim të shkurtër  (ndryshon nga qëndrimi në një vend anëtar për më shumë se 3 muaj) kohëzgjatja maksimale e qëndrimit të autorizuar është përkufizuar si “90 ditë në një periudhë çfarëdo prej 180 ditësh […]”. “Data e hyrjes do të konsiderohet si dita e parë e qëndrimit në një territor të shteteve anëtare dhe dita e daljes do të konsiderohet si dita e fundit e qëndrimit në territorin e një shteti anëtar. Periudha e qëndrimi e autorizuar nga një leje qëndrimi apo një vizë me qëndrim afatgjatë nuk do të merren parasysh në llogaritjen e durimit të qëndrimit në territorin e shtetit anëtar.”

Ndryshe nga përkufizimi i cili ishte në fuqi deri në 18 Tetor 2013, koncepti i ri është më preçiz duke vendosur kohëzgjatjen në ditë në vend të muajve. Për më tepër, termi “nga data e hyrjes së parë” e cila solli shumë paqartësi dhe pyetje (sidomos pas një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së BE në 2006 (Çështja 241/05 “Bot)) është rrëzuar nga parashikimi dispozitiv.

Nocioni i “çdo”, nënkupton aplikimin e “lëvizjes” brenda periudhës së referuar prej 180 ditës, duke parë secilën ditë të qëndrimit (qoftë në ditën e hyrjes apo në ditën aktuale të kontrollit), në periudhën 180 ditëshe të fundit, në mënyrë që të verifikohet në kërkesa për 90 ditët e 180 ditëshit vazhdojnë të plotësohen.

Ndër tët tjera, nënkupton që në mungesë të pandërprerë për një periudhë 90 ditore të lejohet një qëndrim i ri deri në 90 ditë.
Qëndrimet në Bullgari, Kroaci, Irlandë, Rumani, Qipro dhe Mbretëri të Bashkuar nuk duhet të merren në konsideratë për shkak se nuk janë (ende) pjesë e zonës pa kufijë të brendshëm Schengen. Njëkohësisht, vendet jo-anëtare të BE Islanda, Lihtenshtajn, Norvegjia dhe Zvicra janë pjesë e Zonës Schengen ku qëndrimi i shkurtër në këto shtete llogaritet në përmbushje me rregullit e afatit 90 ditë në 180 ditë.
Mbani në vëmendje se ndryshimi nuk aplikohet në marrveshjet për heqjen e vizave  të përmbyllura ndërmjet BE dhe Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Brazil, Shën Kits dhe Nevis, Mauritius dhe Seishellës ku përkufizimi i vjetër (“3 muaj përgjatë një periudhe 6 mujore pa datës së hyrjes së pare”) vazhdon të aplikohet. Për qytetarët e këtyre 7 shteteve të vendeve të treta ky llogaritës nuk këshillohet të përdoret.

Kohëzgjatja e qëndrimit e një qytetari jo-BE që udhëton me një vizë të lëshuar në përputhje me marrëveshjet për lehtësismine vizave të përmbyllura nga BE dhe disa shtete të vendeve të treta duhet të përllogaritet në bazë të metodave të reja të llogaritjes ashtu siç eshtë referuar në këto marrëveshje në “90 ditë për një periudhë prej 180 ditësh”.

MANUAL PËRDORIMI PËR LLOGARITËS E QËNDRIMIT TË SHKURTËR SCHENGEN

LLOGARITËSI I DITËVE TË UDHËTIMIT

Ndiq aplikimin tënd

Pasi të keni dorëzuar aplikimin tënd ju inkurajojmë të përdorni shërbimet tona online për të ndjekur aplikimin tuaj online dhe të kontrolloni nëse pashaporta juaj është gati për grumbullim. Është një proçedurë e sigurt e dizenjuar për të ndihmuar ju sa më mirë për të planifikuar dhe kursyer kohën tuaj.

Në mënyrë që ju të ndiqni aplikimin tuaj duhet të njihni numrin e identifikimit të aplikimit, i cili ndodhet në faturën e pagesës të dhënë gjatë dorëzimit dhe numrin e pashaportës së aplikantit.

NDIQ APLIKIMIN TËND

Tërhiqni pashaportën tuaj

Pasi të keni ndjekur online nëse pashaporta juaj është gati për tu grumbulluar, ju mund të tërhiqni pashaportën tuaj në person në fund të proçesit të aplikimit për vizë. Lutemi që të tërhiqni pashaportën tuaj në person duhe të keni me vete Letërnjohtimin tuaj dhe Faturës e Pagesës të dhënë gjatë dorëzimit i cili do të merret nga ju si provë e dërgesës së pashaportës tuaj.

Klikoni këtu për kohën e tërheqjes së pashaportës në Qendrën e Aplikimit për Viza për Greqinë.

Nëse tërheqja në person nuk është e mundur, ju mund të autorizoni një person tjetër të tërheq pashaportën në emrin tuaj.

Nëse personi i autorizuar është një i afërm i aplikantit, i afërmi duhet të mbaj të paraqesë:

  1. Faturën origjinale të pagesës së aplikantit/aplikantëve
  2. Dëshmia origjinale e identitetit të të afërmit
  3. Fotokopje e letërnjoftimit të të afërmit
  4. Dokument origjinal që provon marrdhënien familjare me aplikantin (çertifikatë martesore, çertifikatë lindje)
  5. Fotokopje të dokumentit që provon marrdhënien familjare me aplikantin (çertifikatë martesore, çertifikatë lindje)

Nëse personi i autorizuar nuk është i afërm i aplikantit, personi  autorizuar duhet të paraqesë:

  1. Faturën origjinale të pagesës së aplikantit/aplikantëve
  2. Një autorizim të firmosur nga aplikanti (kliko këtu)
  3. Mjetin e identifikimit origjinal të personit të autorizuar
  4. Fotokopje të mjetit të identifikimit të personit të autorizuar

Në rastin e të miturve, personi i autorizuar duhet të paraqesë:

  1. Faturën origjinale të pagesës së aplikantit/aplikantëve
  2. Një autorizim të firmosur nga ana e babait dhe nënës së të miturit (klikoni këtu)
  3. Mjetin e identifikimit origjinal të personit të autorizuar
  4. Fotokopje të mjetit të identifikimit të personit të autorizuar
  5. Çertifikatën e plotë të lindjes

FLETË INFORMACIONI PËR POSEDUESIT E VIZËS

Pas tërheqjes së pashaportës, aplikantët janë të këshilluar të kontrollojnë menjëherë nëse viza e miratuar plotëson arsyen e udhëtimit të tyre të planifikuar dhe nëse i gjithë informacioni është i saktë.

Ju është lëshuar një vizë për në territoret e Shteteve Schengen.
Sapo të keni marrë vizën me qëndrim afat-shkurtër, sigurohuni që i gjithë informacioni që përmban  të jetë i saktë.
Kontrolloni si më poshtë:

  • Pashaporta juaj ka një numër pashaporte. Ky numër është treguar dhe në vizën tuaj. Sigurohuni që numrat janë të njëjtë.
  • Keni aplikuar për vizën tuaj për një periudhë apo periudha të specifikuara. Kontrolloni që bileta juaj e avionit të korrespondojë me datat e hyrjes dhe daljes të treguara në vizën tuaj.
  • Kontrolloni që numri i hyrjeve për të cilat keni aplikuar (një, dy apo disa) korrespondon me numrin e hyrjeve të treguara në vizën tuaj.
  • Kontrolloni që emri juaj është shkruar saktë.
  • Bëheni personalisht këtë në mënyrë që të shmangni çdo problem dhe kosto ekstra gjatë përdorimit të vizës. Nëse mendoni se informacioni i vizës është i pasaktë, njoftoni autoritetet konsullore menjëherë në mënyrë që këto gabime të korrigjohen.

Si të lexoni vizën:

KOHËZGJATJA E QËNDRIMIT ……. DITË tregon numrin e ditë që ju mund të qëndroni në zonën Schengen. Ditët duhet të numërohen nga dita e hyrjes tuaj në zonën Schengen (Vula hyrëse) deri në datën e daljes tuaj nga zona Schengen (Vula e daljes), p.sh të dyja ditët e përfshira.

Periudha kohore midis “NGA … DERI” zakonisht është më e gjatë sesa numri i ditëve të printuara në fushën “KOHËZGJATJA E QËNDRIMIT”. Diferenca në periudha ka synimin të ofrojë fleksibilitetin tuaj për të planifikuar hyrjen dhe daljen nga zona Schengen, por qëndrimi juaj në zonën Schengen nuk duhet të tejkalojë numrin e përcaktuar të ditëve në fushën “KOHËZGJATJA E QËNDRIMIT …. DITË”. Nuk ka rëndësi sa ditë ju keni qëndruar në zonën Schengen, ju duhet të largoheni jo më vonë se data e printuar në fushën “DERI MË”.

Kontrollet në zonën kufitare

Viza juaj me qëndrim afatshkrutër ju lejon të udhëtoni në Greqi dhe zakonisht në shtete të tjera Schengen, por kjo nuk ju jep automatikisht mundësinë të hyni në gjithë zonën Schengen. Si rrjedhojë ju duhet të mundësoni disa informacione në kufi apo në kontrolle të tjera. Ju duhet, për shembull, të mundësoni informacion për mjetet mbështetëse, sa gjatë do të qëndroni në Greqi dhe në zonën Schengen dhe arsyen pse po e vizitoni. Në disa raste, këto kontrolle mund të rezultojnë në refuzimin e mbajtësit të vizës për të hyrë në Greqi dhe në Zonën Schengen.
Bazuar në këto rrethana ju rekomandojmë të mbani me vete kopje të dokumentave të cilat ju përdorët për të aplikuar për vizë (p.sh. ftesa, konfirmimin e udhëtimit, dokumenta të tjerë që tregojnë arsyen e udhëtimit). Kjo do t’ju ndihmojë të lehtësoni proçedurën e kontrollit kufitar  dhe të shmangni vonesat në kufi.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Ju duhet t’i qëndroni periudhës së lejes së qëndrimit sipas vizës tuaj. Keqpërdorimi dhe qëndrimi tej afatit mund të rezultojë në dëbimin dhe ndalimin për të përfituar një vizë të re për një periudhë kohore të caktuar.

Procedura për refuzimin e vizës

Vendimi për të refuzuar një vizë Shengen dhe arsyet e refuzimit njoftohen duke përdorur një formular standard që jepet nga Konsullata e Shtetit Anëtar që refuzoi vizën. Njoftimi i refuzimit duhet të përfshijë arsyet mbi të cilat është bazuar refuzimi, procedurat dhe afatet për paraqitjen e ankesës.

Aplikantët të cilëve u është refuzuar viza mund të apelojnë kundër këtij vendimi.Ankesat do të kryhen kundër Shtetit Anëtar që ka marrë vendimin përfundimtar për aplikimin dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar të atij Shteti Anëtar. Shtetet Anëtare do t'u ofrojnë aplikantëve informacion në lidhje me procedurën që duhet ndjekur në rast ankimit.

Aplikantët janë të lirë të riaplikojnë, nëse aplikimi i tyre është refuzuar më herët. Megjithatë, rekomandohet të merren parasysh arsyet e refuzimit të mëhershëm përpara se të paraqisni një aplikim të ri dhe të bëni ndryshime, kur është e nevojshme.

Tarifa e vizës nuk kthehet nëse viza refuzohet. Tarifa e vizës mbulon koston e ekzaminimit të aplikimit për vizë.

Zyra e Ndihmës
Kosovë
+383 (0) 90011122

9:00-17:00
E Hënë – e Premte