Vështrim i përgjithshëm

Ky seksion përfshin informacione të detajuara mbi vizat Shengen për të huajt që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë dhe, si rrjedhojë, Zonën Shengen (kërkesë për vizë sipas vendit të origjinës, autoriteteve greke ose të huaja që lëshojnë viza për Greqinë jashtë vendit). Në lidhje me vizat Shengen, do të gjeni një përshkrim të llojeve të vizave Shengen të lëshuara, kuadrit institucional të Shengenit (në veçanti, Kodit të Kufijve të Shengenit), si dhe çështjeve procedurale në lidhje me lëshimin e vizave Shengen.

Acquis e Schengen

Acquis e Shengenit është një grup rregullash dhe legjislacioni, të integruara në të drejtën e Bashkimit Evropian, të cilat rregullojnë heqjen e kontrolleve kufitare në kufijtë e brendshëm brenda Zonës Shengen, si dhe forcimin e kontrolleve kufitare në kufijtë e jashtëm.

RREGULLORE (BE) 2019/1155 AMENDUES I RREGULLORES (BE) Nr 810/2009 – Kodi I VIZAVE

RREGULLORE (KE) Nr 539/2001

RREGULLORE (BE) 2016/399 – Kodi të kufijve të Schengen

RREGULLORE (KE) Nr 767/2008 – VIS (Sistemi I informacionin të Vizave)

RREGULLORE (BE) Nr 810/2009 – Kodi I VIZAVE

MANUALI I KODIT TË VIZAVE

Zona Schengen

Evropa pa kufi

Zona Shengen garanton udhëtime të pakufizuara brenda një territori prej 26 shtetesh, ku jetojnë më shumë se 400 milionë qytetarë. Aktualisht, zona Shengen përbëhet nga 26 vende evropiane (nga të cilat 22 janë shtete të BE-së): Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Estonia, Greqia, Spanja, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda dhe Suedia, së bashku me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Të jesh pjesë e zonës pa kontrolle të kufijve të brendshëm do të thotë që këto vende:
• nuk kryejnë kontrolle kufitare në kufijtë e tyre të brendshëm (d.m.th. kufijtë midis dy shteteve të Shengenit);
• kryejnë kontrolle të harmonizuara, bazuar në kritere të përcaktuara qartë, në kufijtë e tyre të jashtëm (d.m.th. kufijtë midis një shteti Shengen dhe një shteti jo-Shengen).

Si rrjedhojë, qytetarët e BE-së dhe shtetasit jo-BE mund të udhëtojnë lirisht brenda zonës Shengen dhe kontrollohen vetëm kur kalojnë kufirin e jashtëm.

Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Irlanda dhe Rumania janë shtete të BE-së që nuk janë ose nuk janë ende pjesë e zonës Shengen. Kjo do të thotë që një fluturim nga një prej këtyre shteteve në një shtet Shengen konsiderohet si një fluturim i jashtëm dhe i nënshtrohet kontrolleve kufitare.

BROSHURA E SCHENGEN

 

Sistemi i ri i infromacionit të Vizave (VIS)

Sistemi i informacionit të Vizave (SIV/VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave të vizave ndërmjet shteteve të Shengenit. Zbatimi i VIS është një element kyç i politikës së përbashkët të vizave, e cila së bashku me politikat e tjera i mundëson Bashkimit Evropian të krijojë një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie.
Objektivat kryesore të SIV (VIS) janë të lehtësojë procedurat e aplikimit për viza, të lehtësojë kontrollet në kufijtë e jashtëm dhe të rrisë sigurinë. VIS lehtëson shkëmbimin e të dhënave ndërmjet shteteve të Shengenit për aplikimet për viza me qëllim lehtësimin e procedurave, parandalimin e “blerjeve për viza” dhe për të ndihmuar në luftën kundër mashtrimit.

SISTEMI I RI I INFROMACIONIT TË VIZAVE (VIS)

Zyra e Ndihmës
Kosovë
+383 (0) 90011122

9:00-17:00
E Hënë – e Premte